Mourinho ultimatum Rooney: Ke 48 orë kohë

Tani mbërrin edhe ultimatumi. Jose Mourinho do Wayne Rooney, por po i soset durimi, sidomos pas ndeshjes së djeshme me Manchester United (0-0), duke i dhënë një afat sulmuesit anglez.

“Do të shohim një tjetër futbollist nëse nuk vjen. Sa do të presim? 25-48 orë”, ka thënë “Special One”.

Por tekniku portugez i Bluve nuk e përjashton mundësinë edhe një ofertë të tretë për Manchester United: “por mendoj se United është një klub shumë special. Në çdo klub tjetër në botë kur një futbollist do të largohet lihet jashtë, ndërkohë te United po e mbështesin në çdo mënyrë”.

“Mendoj se ka mundësi që të qëndroj dhe nëse e bën do të jemi të parët që do e respektojmë vendimin e tij. Nëse nuk do të ikë kapitull i mbyllur. Por kemi nevojë të dimë çfarë po ndodh”.

Lajme të ngjashme

Back to top button