Gruevski: Toka rreth shtëpisë mund të blihet për një euro

Qytetarët të cilët kanë tokë jo legale në shtëpitë e tyre legale, do të mund ta blejnë atë për një euro në metër katror pa u miratuar nga Propozim-projekti i detajuar urbanistik (PDU) në vendin ku jetojnë. Kjo, sipas vlerësimit të sotshëm të kryeministrit, Nikola Gruevski, është një ndër gjërat më të rëndësishme nga ndryshimet e propozuara në Ligjin e ndërtimtarisë.

“Deri më tani ata mund ta blinin tokën vetëm nëse miratohet nga plani i detajuar urbanistik. Tash me këto ndryshime, mundësohet  edhe pse një plan i tillë nuk është miratuar, ndërkohë që qytetarët kanë shtëpi të legalizuar, mund që tokën e cila është rreth shtëpisë ta legalizojnë ose ta blejnë me çmim prej një euro në metër katror”, ka deklaruar kryeministri Gruevski.

Ai theksoi se ndryshimet janë bërë për shkak se në shumë vende në Maqedoni, e posaçërisht në rajonet rurale, nuk është miratuar plan urbanistik.

Lajme të ngjashme

Back to top button