Siria do të mbrohet me armë që do ta befasojë botën

Ministri i punëve të jashtme të Sirisë, Valid Mualem, sot është kërcënuar duke thënë se nëse Perëndimi e sulmon vendin e tij, ajo do të mbrohet me armë që do ta befasojë gjithë botën.

Sipas tij, akuzat se qeveria siriane javën e kaluar ka përdorur armë kimike, është vetëm një alibi për intervenimin e të huajve.

Ndërkohë, sot në Londër është planifikuar seancë e parlamentit britanik e cila duhet të mbahet të enjten. Në seancë do të shqyrtohet mundësia e përgjigjes rreth dyshimit të përdorimit të armëve kimike afër Damaskut.

Mediumet raportojnë se forcat britanike tashmë kanë filluar ti marrin në konsideratë planet për një aksion të mundshëm ushtarak.

Lajme të ngjashme

Back to top button