Madonna, përfituesja më e madhe nga turnet

Ylli i popit Madonna ka qenë celebriti me më shumë të ardhura në vitin e kaluar.

Sipas revistës amerikane Forbes, këngëtarja 55-vjeçare ka fituar 125 milionë dollarë, falë turneut MDNA, linjave të veshjeve dhe parfumeve.

Forbes po ashtu vlerëson se kjo është shuma më e madhe që Madonna ka fituar brenda një viti të vetëm, prejse ka filluar ndjekja e fitimeve më 1999.

Regjisori Steven Spielberg ka dalë në pozitën numër dy me 100 milionë dollarë.

Forbes përpilon listën vjetore të fitimeve të celebritëve duke përdorur të dhënat nga agjentët dhe menaxherët e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button