Enrique: “El Clasico? Jo, mendojmë për Eibarin”
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka bërë të ditur se nuk është duke menduar për ndeshjen ndaj Real Madridit, e cila do të luhet më 22 mars në Camp Nou.
Ish-trajneri i Romës dhe Celta Vigos ka theksuar se lojtarët e ekipit katalunas janë të përqendruar te ndeshje e radhës, ndaj Eibarit.
“El Clasico? Jo, mendojmë për Eibarin”, u shpreh Enrique, i cili refuzoi të komentojë krizën e Realit që ka tri ndeshje pa shënuar fitore.