Mourinho kërkon të eliminohet Barcelona

Pas eliminimit të Chelsea nga Liga Kampionëve, Jose Mourinho kërkon që fatin e njëjtë ta ketë edhe Barcelona, skuadër e cila do të përballet me Manchester Cityn.

Trajneri portugez kërkon që të mbrohet nderi i futbollit anglez në Ligën e Kampionëve, dhe sipas tij, City e ka këtë mundësi.

“Shpresoj se Manchester City ta eliminojë Barcelonë. Kjo është çështje nderi për futbollin anglez”, deklaroi Mourinho.

Cityt i mbetet punë në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve në Camp Nou, pasi që ndeshjen e parë si vendas, e ka humbur me rezultat 1:2

Lajme të ngjashme

Back to top button