Pasi përmendi Maqedoninë, Mogherini kërkoi falje (VIDEO)

Gjatë një fjalimi të saj në Parlamentin Evropian, përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka kërkuar falje pasi kishte emëruar Maqedoninë me emrin kushtetues, e jo me shkurtesën IRJM (FYROM).

“Unë gjithmonë i referohen si IRJM. Gabime të këtilla ndodhin ndonjëherë kur ju merreni me kriza përgjatë gjithë kohës dhe pas udhëtimeve të shumta. Unë kërkoj falje për këtë pasi unë gjithmonë qëndroj në emrin e njohur zyrtarisht dhe kam diskutuar këtë çështje me autoritetet greke”, tha Mogherini gjatë fjalës së saj.


Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini nuk do të jetë ndërmjetësuese aktive ndërmjet palëve të përfshira në konfliktin e brendshëm politik në Maqedoni.

Këtë e ka bërë të ditur raportuesi special për Maqedoninë në Bashkimin Evropian, Ivo Vajgl, i cili ka shpjeguar se kontributi i Mogherinit do të jetë kryesisht rreth bisedimeve për çështjen e kontestuar të emrit ndërmjet Maqedonisë dhe të Greqisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button