VMRO reagon për bombën e 9: edhe këto janë materiale të montuara

Partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE përmes një komunikate ka reaguar ndaj “bombës” së 9 nga LSDM e zbuluar nga kryetarit të komunës Qendër, Andrej Zhernovski. 

“Zhernovski ka lëshuar “të njëjtat biseda të krijuara, të montuar dhe të ngjitura”, sikurse lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. Ëndrra më e madhe e Andrej Zhernovskit është të jetë Zoran Zaev… Zhernovski u kandidua për Kopja e Artë të vitit në filmin nën regji të qendrave të huaj, producent i të cilit është Zoran Zaev, Zoran Verushevski dhe kryesia e LSDM- së.Këta njerëz si duket nuk kuptojnë se në dëshirën për ta dërguar Maqedoninë në kaos, destabilizim dhe probleme, të vetmen gjë që do të arrijnë të bëjnë është ta dërgojnë LSDM në shkatërrim të brendshëm dhe në situatë pa rrugëdalje”, qëndron më tej në reagimin e partisë në pushtet.”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button