Opozita rikthehet në Kuvend me kapacitet të plotë

Opozita paralajmëroi se sot përfundon pjesëmarrja e tyre formale në punën e Kuvendit dhe se kthehen në punën e tij në përbërje të plotë.

Koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Igor Ovanovski në fillim të seancës kuvendore e përshëndeti nënshkrimin e sotëm të raportit nga ana e Komisionit për ngjarjet e 24 dhjetorit dhe vlerësoi se është mirë që do të ketë dokument, i cili realisht do ta pasqyrojë situatën faktike.

“Duke e marrë parasysh faktin se është e qartë se puna e Komisionit do të ketë epilog dhe raport konsekuent me qëndrimet e veta, duke e përmbushur deri në fund marrëveshjen e marsit, dhe më së shumti në interes të qytetarëve të Maqedonisë, ju njoftoj se pjesëmarrja e jonë e deritanishme formale në Kuvend përfundon dhe në punën e saj kthehemi me kapacitet të plotë, siç bënim para 24 dhjetorit”, tha Ivanovski.

Propozimin e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare e quajti “blof” dhe vlerësoi se për shtetin dhe për proceset e saj euroatlantike është mirë që do të ketë raport, i cili, siç tha, realisht do t’i pasqyrojë ngjarjet dhe situatën faktike të 24 dhjetorit.

Koordinatorja e grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Silvana Boneva në një vërejtje procedurale vlerësoi se ngjarjet e 24 dhjetorit dhe ngjarjet e javës së kaluar të Komisionit kuvendor për transport, lidhje dhe ekologji janë turp për Kuvendin dhe për shtetin. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button