UPDATE:Ja se ç’përmban Raporti për 24 dhjetorin (+ përfundimet)

Siç informuam më herët, sot pasdite në Klubin e deputetëve në Shkup u nënshkrua Raporti për ngjarjet e 24 dhjetorit të vitit të kaluar, ku ka 11 rekomandime dhe 7 përfundime.

Në vazhdim po ua sjellim rekomandimet e këtij Raporti:

1. Të harmonizohet Ligji për Kuvendin me Rregulloren e Kuvendit; Komisioniështë pajtuar se Rregullorja dhe Kodi zgjedhor duhet të sillen me një konsensus të gjerë ndërmjet pushtetit dhe opozitës, ndërsa VMRO-DPMNE-ja disa herë e ka ndryshuar Rregulloren pa opozitën.

2. Ndryshimi i disa procedurave të Rregullores; Anëtarët janë pajtuar se urgjentisht duhet të revidohen dispozitat e Rregullores që u miratuan më 12.02.2013, pas 24 dhjetorit me të cilat ata bënë ndryshime të njëanshme pa asnjë konsultim me opozitën. Këtu është potencuar se koordinimin që e udhëheq kryetari Veljanovski nuk funksionon dhe nuk e realizon rolin e mirëfilltë. Një nga rekomandimet ka qenë të rikthehet roli i vërtetë i koordinimit duke vendosur mekanizma që duhet të sigurojnë dialog të përbashkët të pushtetit me opozitën, gjegjësisht grupet e deputetëve 

3. Procedura për sljelljen e buxhetit; Transparenca buxhetore 

4. Udhëheqja me plenumet dhe organet punuese, përcaktimi i mekanizmave për përgjegjësi të kryetarit të Kuvendit dhe të kryetarëve të komisioneve në rast të udhëheqjes së mbledhjeve në kundërshtim me rregulloret;

5. Sigurimi i Kuvendit të RM-së; Duhet të ketë sigurim të veçantë të Kuvendit, e jo në përbërje të MPB-së dhe kjo duhet të rregullohet me normativa përkatëse, edhe pse norma ekziston por ajo nuk zbatohet në Kuvendin e RM-së 

6. Gazetarët; Kuvendi të pranojë dialog me gazetarët me qëllim që të sigurohen kufinj për informim të lirë dhe kryerje të veprimtarisë gazetareske

8. Ndryshime të kodit penal; Propozimi i VMRO-DPMNE-së ka qenë që të hapet debat në Kuvend  për të bërë ndryshime për të futur elemente kualifikuese nëse si kryerës i veprës penale paraqitet ndonjë funksionar publik ose person i emëruar. Ky propozim është pranuar nga LSDM-ja 

9. Përforcimi i komisioneve anketuese 

10. Komisioni për përcaktimin e kalendarit të Kuvendit

11. Vendosja e zonës neutrale rreth Kuvendit – propozim i përfaqësuesit të huaj

Në vazhdim janë edhe përfundimet e këtij Raporti:

1. Interpretimet e ndryshme për aplikimin e legjislacionit, fillimi i vitit të ri fiskal së bashku me hapat të cilat nuk kanë qenë në përputhje me aktet me të cilat rregullohet puna e Kuvendit në procesin për miratimin e buxhetit, ka shkaktuar përshkallëzim të situatës.

2. Mungesa e kapacitetit efektiv për tejkalimin e mosmarrëveshjeve, edhe kjo gjithashtu mund të konsiderohet si faktor për shkaktimin e konfliktit në punën e Kuvendit.

3. Në këto rrethana, shihet qartë se nuk funksionon koordinimi ashtu siç është paraparë dhe rregulluar të punojë në përputhje me Rregulloren dhe Ligjin për Kuvendin.

4. Procedura adekuate në raste të “filibastering”-ut, pothuajse nuk ka.

5. Mungesa e udhëzimeve të duhura për t’u marrë me situata të këtilla, duke përfshirë edhe mungesën e strategjisë që kanë të bëjnë me mediumet në situatat e krizës, rezultoi me largimin e gazetarëve nga galeria e parlamentit, që e shkeli të drejtat e garantuara për lirinë në informimin publik në punën e parlamentit. Kuvendi duhet të sillet me vëmendje të posaçme dhe me sinqeritet ndaj lirisë së informimit të mediumeve dhe t’i zbatojë parimet e praktikës më të mirë evropiane në këtë fushë.

6. Eskalimi i situatës dhe angazhimi dhe intervenimi i policisë e cila solli në pikëpyetje dispozitat ligjore për ndarjen e pushtetit, i pamundësoi deputetët në ushtrimin e funksionit të tyre (t’i përfaqësojnë qytetarët dhe të vendosin sipas mendimit të tyre).

7. Duke e pasur parasysh këtë, Komisioni edhe njëherë e potencon nevojën për respektimin e akteve ligjore, si komponentë esenciale në sundimin e ligjit që është një vlerë themelore e Kushtetutës së Maqedonisë.  Me rëndësi të madhe është harmonizimi dhe precizimi i rregullave ligjore që kanë të bëjnë me punën e Parlamentit e që gjenden në Rregullore dhe në Ligjin për Kuvendin, dhe për këtë arsye Komisioni rekomandon edhe ndryshime dhe plotësime të caktuara dhe shtesë që kanë të bëjnë me punën e parlamentit dhe i ka propozuar 11 rekomandime.

VMRO-DPMNE, edhe pse i ka nënshkruar për këto kualifikime, nuk pajtohet me to. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button