“Dejli mejl”: Miliarda euro me fluturime të fshehta i janë dorëzuar Greqisë për shpëtimin e bankave

Bashkimi Evropian në mënyrë të fshehtë i ka dorëzuar para Greqisë, derisa vendi është ballafaquar me krizën, ndërsa bankat e saj janë shkatërruar dhe kjo ka ndodhur me fluturime të fshehta, me të cilat vendit i janë dorëzuar mbi dhjetë miliardë euro, shkruan gazeta britanike “Dejli mejl”.

Paratë janë transferuar me ndihmën e aeroplanëve të mëdhenj “Boing”. Fluturimet kanë qenë kargo, ndërsa aeroplanët e kanë mbajtur shenjën Maersk dhe janë ngjyrosur me ngjyrat e flamurit kombëtar grek.

“Dërgesat kanë filluar në vitin 2011 dhe janë dërguar deri në Athinë dhe deri në Larnakë. Ato nuk kanë qenë asgjë më shumë se një urë e fshehtë ajrore”, shton gazeta.

Në shkresë citohet një funksionar i lartë, i cili pohon se kjo gjë është bërë, pasi që Greqia ka mbetur tërësisht pa para në qershor të vitit 2011.

“Është aktivizuar një plan i fshehtë, me çka grekët kanë tërhequr nga një deri në dy miliardë euro nga bankat. Greqia është dashur të dërgojë aeroplanë ushtarakë deri në Itali, ku i ka marrë kartëmonedhat”, deklaroi funksionari i njëjtë.

Deri në vitin 2012 nevoja për kartëmonedha në Greqi është rritur trefish, ndërsa qëllimi i operacionit nuk ka qenë të ruhet stabiliteti social në vend, por edhe të mbrohet euroja.

Operacioni i fshehtë ka vazhduar pa e vënë re askush, ndërsa vlera e kartëmonedhave, të cilat qarkullojnë në Greqi është rritur dyfish prej 19 miliardë euro në vitin 2009 në 40 miliardë euro në shtator të vitit 2011. Deri në verën e vitit 2012 shuma e përgjithshme ka qenë 48 miliardë euro, prej të cilave dhjetë miliardë eurot e fundit, ndoshta edhe më shumë në vend kanë arritur me ndihmën e fluturimeve të fshehta, pohon gazeta britanike.

Lajme të ngjashme

Back to top button