Pa i bërë as një ditë punë, tërhiqet vendimi për zgjedhjen e Sonja Minkovas si drejtoreshë e Fondit

Sonja Minkova nuk arriti të mbetet as edhe një ditë në kolltukun e njeriut të parë në Fondin shëndetësor. Qeveria ka tërhequr sot vendimin për zgjedhjen e saj pasi ka parë se nuk stazh të mjaftueshëm (6 vjet) që të jetë në krye të Fondit. Në vend të saj është emëruar Kristina Hristova e cila deri tani ishte drejtor e Sektorit për Farmaci në Fond.

“Kjo është konstatuar para së të nënshkruhet vendimi dhe i njëjti të shpallet në Gazetë zyrtare ashtuqë nuk ka shkaktuar kjo pasoja juridike”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandër Gjorgjiev.

Lajme të ngjashme

Back to top button