Nga e diela moti gradualisht do të stabilizohet

­ Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me reshje të shiut, ndërsa nëpër male me reshje të borës. Në pjesët juglindore reshjet do të jenë më të mëdha dhe pritet të reshin rreth 20 litra në metër katror. Do të fryejë erë mestare nga drejtimi lindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri në tetë, ndërsa ajo ditore nga tetë deri në 13 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me vranësira. Do të fryejë erë mesatare nga drejtimi lindor. Temperatura ditore do të arrijë deri në 11 gradë. Reshjet do të vazhdojnë edhe të shtunën, sidomos në orët e paraditës, por do të jenë me intensitet më të dobët.

Nga e diela moti gradualisht do të stabilizohet, ndërsa temperaturat ditore do të jenë në rritje dhe do të lëvizin të dielën prej nëntë deri në 14, ndërsa në fillim të javës së ardhshme prej 10 deri në 16 gradë.

Lajme të ngjashme

Back to top button