Greta ishte në aksident me të dashurin: S’ishim me 200 km/h

Këngëtarja Greta Koçi, e cila u aksidentua pesë ditë më parë, ndërsa po udhëtonte me një grup të Forumit Rinor Demokrat, ishte në makinë së bashku me të dashurin e saj.

Sipas Panoramës, i dashuri i saj është student dhe aktivist i FRPD.

Ai quhet Arsen Zenelaj dhe është 22 vjeç, pra 1.5 vite më i vogël se Greta, e cila është nënkryetare e FRPD.

Në aksident, ata ishin së bashku me një djalë tjetër.

Ndërkohë vetë Greta, duke folur për Bluetooth, ka mohuar që makina e tyre ishte me 200 kilometra në orë.

Para dy ditësh, Halil Ndregjoni, i përfshirë në aksident me të rinjtë e FRPD, tha se makina e tyre po udhëtonte me 200 km/h.

“Ne ishim në korsinë tonë dhe me shpejtësi shumë normale. Ai na ka zënë rrugën. Mbaj mend që kam bërtitur dhe jam zgjuar në spital,” tregon Greta.

Lajme të ngjashme

Back to top button