Kokëdhima vazhdon betejën për liberalizimin e kanabisit

Ai ishte ndër të parët që e artikuloi hapur idenë e liberalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore.

Deputeti socialist, Koço Kokëdhima vazhdon “betejën” e tij për të liberalizuar kanabisin shqiptar.

Këto ditë gazeta e tij është e mbushur me lajme dhe analiza për dobinë e legalizimit të kanabisit.

Të shtunën, edhe deputeti socialist Vladimir Kosta iu bashkua idesë së Kokëdhimës.

“Nuk është e thënë që çdo iniciativë të përfundojë me sukses, por sidoqoftë ato duhen dëgjuar dhe respektuar pasi edhe ato mund të kenë vlerën e tyre. Ato janë edhe më të vlefshme kur kanë motiv dhe qëllim të argumentuar dhe shpjegojnë me qartësi efektet pozitive që mendohet se mund të sjellin. Unë e njoh mirë zotin Kokëdhima pasi vij edhe vetë nga fusha e biznesit, por besoj se iniciativën dhe aktivitetin e tij të suksesshëm e njeh dhe e respekton edhe një pjesë e madhe e qytetarëve shqiptarë në vise të ndryshme të Shqipërisë,” tha Kosta./ Mapo

Lajme të ngjashme

Back to top button