David Beckham pozon me të brendshme për H&M (Foto)

“Është gjithçka për të cilën meshkujt kanë nevojë si në të ngrohtë dhe në të ftohtë, janë praktike dhe të domosdoshme, të brendshme të freskëta”.

Kështu shprehet futbollisti David Beckham gjatë fushatës së re publicitare për firmën H&M.

Futbollisti 37 vjeçar ka pozuar me të brendshme duke ekspozuar trupin e tij, dhe duke i bërë edhe më tunduese të brendshmet e kësaj firme.

Krahas të brendshmeve ai ka pozuar edhe me veshje sportive, duke treguar hapur pasionin e tij për këtë stil veshjeje.

Lajme të ngjashme

Back to top button