Qytetarët më së shumti kanë kërkuar informacione nga institucionet

Kërkesa për informacione nga karakteri publik qytetarët më së shpeshti kanë parashtruar deri te institucionet shtetërore, pastaj deri te vetëqeverisja lokale, nga kadastri, nga ministritë, ndërsa më pak nga ndërmarrjet publike dhe kopshtet. Këtë e deklaroi kryetari i Komisionit për mbrojtje të të drejtës për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik të Republikës së Maqedonisë Pece Toshevski i cili sot e hapi seminarin dyditor “Këmbimi i përvojave për zbatimin e Ligjit për qasje të lirë deri te informatat nga karakteri publik”, që komisioni e organizon në bashkëpunim me instrumentin e KE¬së për përkrahje teknike dhe këmbim të informatave (TAIEX).

“Ka kërkesa të ndryshme nga ana e qytetarëve, por edhe nga sektori i OJQ¬së. Organizatat joqeveritare kërkojnë informata nga fusha për të cilën janë specializuar, si për shembull në shëndetësi. Përderisa qytetarët kanë kërkesa nga ministri të ndryshme, organe të ndryshme, dhe nuk mund të ndajë veçanërisht, gjithçka varet nga problemi të cilin duan ta zgjedhin. Ne jemi këtu dhe ekzistojmë për qytetarët në rast se ndonjë institucion fsheh ose nuk dëshiron t’u përgjigjet sipas kërkesave të tyre ne veprojmë i obligojmë dhe pastaj i marrin informatat”, thotë Tashkovski.

Ai potencon se ligji i cili e rregullon këtë të drejtë në Maqedoni është sjellur në vitin 2006 dhe parashikon që në çdo institucion të ekzistojë person zyrtar i cili është i obliguar t’i mundësojë informatat të cilat i kërkojnë qytetarët, ndërsa të cilat janë nga karakteri publik. Në atë drejtim nënvizoi Komisioni gjithmonë kryhet edukim i personave zyrtar, por në pajtim me mundësitë zbatojnë edukim edhe të qytetarëve duke shfrytëzuar forma të ndryshme. Në rast kur është kërkuar nga ndonjë qytetar, ç’do institucion në afat prej 30 ditëve duhet t’i japë informatat.

Derisa nuk i jep atëherë çdo qytetar dhe çdo person fizik dhe juridik ka të drejtë të ankesës deri te Komisioni, i cili si organ i shkallës së dytë vendos në raport të atyre ankesave”, thotë Toshevski. Krahas ekespertëve nga Kroacia, Sllovenia dhe Polonia, anëtarët e Komisionit dhe të punësuarit në Sekretariatin e saj, në këtë tubim ndërkombëtar të punës janë të ftuar edhe përfaqësues të institucioneve të obliguar për zbatim të ligjit për inkuadrim të lirë në informatat e karakterit publik në pushtetin gjyqësor, Drejtoria për Siguri dhe Klasifikim të Informatave, Drejtoria për Mbrojtje të të Dhënave Personale, Komisioni Ligjdhënës¬Juridik i Kuvendit, dhe Sekretariati për Çështje Evropiane, Komisioni për mbrojtje Mga Diskriminimi, Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, Komisioni për Verifikimin e Fakteve, si dhe nga BNJVL¬ja

Lajme të ngjashme

Back to top button