Magjistralja që lidhë Kosovën dhe Maqedoninë pastrohet nga shembja e gurëve

Njoftohet se para pak çastesh është zhbllokuar rruga magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, dhe komunikacioni po zhvillohet vetëm në një korsi. Autoritet kanë vendosur sinjalizimin e duhur rrugorë dhe japin instruksionet e duhura. Ndërkohë që shprehen se punët vazhdojnë dhe brenda ditës pritet të bëhet pastrimi i plotë i rrugës dhe komunikacioni të kthehet në normale.

Magjistralja Hani i Elezit – Kaçanik, që në fakt lidh Maqedoninë me Kosovën, aktualisht është bllokuar. Siç bëhet e ditur, magjistralen e ka bllokuar shembja e gurëve, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut. Sipas autoriteteve, vështirë se rruga mund të pastrohet dhe bëhet e kalueshme gjatë ditës së sotme.
Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojën nga Shkupi të udhëtojnë për në Prishtinë, të marrin rrugët alternative.

Edhe policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të shembjes së madhe të dheut dhe të gurëve në rrugë, magjistralja, Kaçanik – Hani i Elezit është e bllokuar tërësisht për qarkullim, në të dyja drejtimet.

Lajme të ngjashme

Back to top button