Takimi Xhaferi – Avramopullos në Larisë të Greqisë

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot paradite në Larisë do të ketë takim tet-a-tet me ministrin grek të Mbrojtjes, Dimitris Avramopullos.
Dy ministrat në Larisë do të marrin pjesë në ceremoninë solemne me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës komandant i brigadës shumëkombëshe të Evropës Juglindore – SEEBRIG.

Komandanti i deritanishëm i SEEBRIG-ut, gjenerali brigadier, Zdravko  Popovski, i cili komandoi gjatë dy viteve të kaluara, funksionin do t’ia dorëzojë kolegut të tij turk, gjeneralit brigadier, Hakan Eser.

Lajme të ngjashme

Back to top button