Lugina e Preshevës shpreson mbështetje të fortë nga Rama

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, me fillimin e funksionimit të Qeverisë se re të kryesuar nga Edi Rama, shpresojnë në përkrahjen më të madhe të tij si dhe krijimin e mundësive për plotësimin e disa nevojave më urgjente për popullatën shqiptare të kësaj ane.

Fillimisht ndër qytetarë vërehej një lloj ndrojtje  ndaj zgjedhjeve të 23 Qershorit, por pas ardhjes në pushtet të Socialistëve, qytetarët shqiptar të Luginës së Preshevës shpresojnë se Qeveria Socialiste do të angazhohet seriozisht në përmbushjen e premtimeve të dhëna gjatë fushatës, në lidhje me politikën që do të ndjekë qeveria e re për trevat shqiptare jashtë së Shqipërisë.

Pritshmëria është e madhe, sidomos për hapjen e një Fakulteti në Preshevë dhe Materniteti, që aq shumë i mungon qytetit të Preshevës!
Gjithashtu me interes shihet mbështetja që do të japë Qeveria e re, për studentët nga Lugina e Preshevës që aktualisht janë në Shqipëri dhe të atyre që do të vijnë, me lehtësimin procedurave të regjistrimit, njofton Presheva Sot.

Tendenca e studentëve nga Lugina, që shfaqin interes për të studiuar në Shqipëri është në rritje, ndaj lind një problem i ri, ai i shtimit të kuotave për studentët e Luginës së Preshevës, që aktualisht nuk e përballon numrin e kërkesave.
Mbetet për tu parë në muajt në vazhdim se sa do të ndryshojë situata në Luginë pas rotacionit të krijuar nga vota e popullit në Shqipëri.

Lajme të ngjashme

Back to top button