Ura mbi Radikë në fshatin Kosovrast si një draske në mes dy cepave

Ura mbi lumin Radikë afër fshatit Kosovrast të Dibrës është afër shkatërrimit të saj. Ura duket e amortizuar, pa mbrojtëset anësore të cilët janë larguar për të krijuar lehtësi për kalimin e kamionëve, ndërkohë që paraqet rrezik për fëmijët e shumtë që kalojnë mbi të.

Drejtori i “Maqedonia Pat”, Fatmir Imerovski tha ,, Mbrojtëset janë hequr më të vetmin qëllim që të hyjnë kamionët në pjesën e brendshme të fshatit , kryesisht në përfaqësinë e kësaj ndërmarrje , pasi i gjithë mekanizmi i tyre është në drejtim të fshatit Kosovrast. 

Një plak në moshë të thyer, B.E.nga fshati Kosovrast të cilin e takuam afër urës së fshatit Kosovrast tha” Ura është e ndërtuar me dekada të tëra, tanimë duhet të riparohet, unë dal me shkop në dorë në këtë rrugë kur shkoj për Dibër, sepse në hyrje të urës nuk ka mbrojtëse.

Shumica e banorëve kërkojnë me ngulm rregullimin ose riparimin e urës së fshatit të tyre mos vjen deri te ndonjë viktimë, kryesisht fëmijët të cilët janë të detyruar të dalin vetëm me prindërit e tyre mos u kanoset më e keqja e tyre.
Ndërkohë që ura me vite të tëra është e njëjtë edhe ato pak mbrojtëse që kanë mbetur, nuk janë të sigurta për të mbrojtur nga ndonjë incident rasti.

Lajme të ngjashme

Back to top button