Zidane: Bale nuk vlen 100 milionë euro

Francezi Zinedine Zidane beson se uellsiani i sapoardhur në Madrid, Gareth Bale nuk vlen 100 milionë euro, edhe pse e cilëson atë si të jashtëzakonshëm.

Asistent trajneri i Real Madridit, beson se transferimi i ri nga Tottenham Gareth Bale nuk vlenë 100 milion euro, edhe pse skuadra e tij dha këtë shifër për ta transferuar atë në ‘Santiago Bernabeu’.

“Dhjetë vjet më parë unë u bleva plot 75 milionë euro dhe e pranova se nuk e meritoja atë shifër,” u shpreh Zizou. “Edhe tani mendoj se lojtarët nuk duhet të kushtojnë kaq shumë. Megjithatë, ky është futbolli dhe shpenzimet kan filluar me shifra të larta. Bale është një lojtar i jashtëzakonshëm, megjithatë, besoj se ai ende mund të përmirësohet tek skuadra jonë,” mbylli ai. 

Kujtojmë se ‘Los Blancos’ e transferoj reprezentuesin uellsian për shumën prej 91 milionë euro nga Tottenham, e cila njëkohësisht është blerja e dytë më e shtrenjtë në histori të këtij klubi, pas atij të Cristiano Ronaldos për 95 milionë euro nga Manchster United.

Lajme të ngjashme

Back to top button