Adelina Tahiri: Nuk kam të dashur, por simpati

Ende një numër i konsiderueshëm i këngëtareve tona në të shumtën e rasteve ankohen se mediat e ekzagjerojnë duke folur për jetën e tyre dhe se shpesh i bëjnë në lidhje me djem të ndryshëm, por shpesh veprat dhe fotot tyre flasin vetë.

Edhe këngëtarja Adelina Tahiri ka të njëjtin mendim, por për mediat kosovare ajo ka rrëfyer se tashmë ka një simpati.

“Nëse unë them që kam simpati, mediat menjëherë thonë se Adelina ka të dashur, andaj kam vendosur që të mos flas shumë rreth jetës sime private. 

Të mbetet gjithçka privatësi, por në momentin që do të kem të dashur unë do ta tregoj. Unë jam njëzet e një vjeçe, dhe është gjithçka normale që të kem të dashur, por sinqerisht nuk kam.

Por kjo nuk do të thotë se nuk kam simpati. Është një djalë që unë e simpatizoj, por që nuk dua të tregoj asgjë më shumë, në mënyrë që të mos keqinterpretohet asgjë.”, ka theksuar këngëtarja për mediat shqiptare, e cila për momente do ta mbajë gjithçka sekret.

Lajme të ngjashme

Back to top button