Frika nga DAP dëbon shitësit e Çarshisë së Shkupit

Çarshia sot nuk ka dinamikën e zakonshme për shkak se shumë shitore janë mbyllur që nga dreka.

Shkaku është frika nga Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) e cila sot në mëngjes ka mbyllur dhjetëra dyqane në lagjen e Çairit në Shkup.

DAP gjithashtu i ka dënuar ata me gjoba prej 5 deri në 8 mijë euro, si dhe mbyllje prej 30 ditëve.

Arsyeja e mbylljes sipas DAP është mos-dhënia e llogarisë fiskale për produktet e shitura.

Shitësit, nga ana tjetër, që nuk prononcohen për Portalb për shkaqe frike, thonë se ata u kanë dhënë llogari fiskale të gjithë konsumatorëve dhe se ka ndonjë keqkuptim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button