Messi ‘problem me Tatan’: I pranoj vendimet (Video)

Lionel Messi ka theksuar se ai nuk ka bërë asnjë gjest asnjëherë kur trajneri Gerardo ‘Tata’ Martino e ka zëvendësuar.

”Nuk kam bërë asnjë gjest kur trajneri më zëvendësoi mua. Normalisht të gjithë duan të luajnë, por unë i pranoj vendimet që janë të mira për klubin”, shkroi super lojtari argjentinas në profilin e tij të rrjetit social, Facebook. 

Kujtojmë se reprezentusi argjentinas u zëvendësua dhjetë minuta para përfudnimit të ndeshjes, të cilën Barça e fitoi me rezultat 4:1, ndërsa Messin gjatë largimit nga fusha nuk u përshëndet me trajnerin, Martino, gjë që kishte shkaktuar thashetheme në mediat botërore se po lind një ‘problem’ brenda kampit të “Camp Nou”.

Lajme të ngjashme

Back to top button