Sneijder kacafytet me Ebouen

Pas shkarkimit të Fatih Terim-it nga posti i trajnerit të Galatasarayt, lojtarët e ekipit turk sot kanë zhvilluar seancën e parë stërvitëse pa ‘Imparatorin’, shkruan ueb-faqja sportive turke “Fanatik”.

Por, që në ditën e parë ka plasur sherri mes lojtarëve të Galataas. Pas një dyluftimi për top mes Wesley Sneijderit dhe Emanuel Eboues, ka ardhur deri tek konflikti verbal ndërmjet këtyre dy lojtarëve, i cili në saje të intervenimit të shpejtë të bashkëlojtarëve, u evitua më e keqja.

Kujtojmë se për shkak të agresivitetit të pakontrolluar të shfaqur gjatë stërvitjeve, mbrojtësi Eboue ishte kritikuar edhe më parë nga tashmë ish-trajneri Terim, i cili madje e kishte dënuar për këto lloj veprimesh.

Lajme të ngjashme

Back to top button