Gazmend Aliu: Saraqini më i kënaqur me buxhetin se sa Stavreski

“Reagimi i djeshëm i BDI-së nëpërmjet tellallit të Gruevskit, nuk dalloj nga ministrat e BDI-së, ku gjatë prezantimit të propozim-buxhetit për vitin 2014 me fytyra të buzëqeshura ju gëzoheshin varfërisë së shqiptarëve. Ata krenohen me vuajtjet dhe gjendjen e rëndë të shqiptarëve, që nga Likova deri në Manastir”, tha deputeti i PDSH-së, Gazmend Aliu, në konferencën e sotme për shtyp. 

Ali, thotë se “në këto dhjetë vite të BDI-së në pushtet, sivjet tek ata shohim një ndryshim. Ata janë bërë një, si në të folurit ashtu edhe në të menduarit me maqedonasit. Kur e dëgjon Valon Saraqinin tingëllon njëjtë si Stavreski, një përqindëshin e Buxhetit për shqiptarët e paraqet si sukses të madh”.

Gazmend Aliu konsideron se i vetmi projekt i suksesshëm i BDI-së është marrja e haraçit shqiptarëve, miliona euro dënime për bizneset shqiptare vetëm ditëve të fundit.

“Hipokrizi është që dhjetë vite në pushtet BDI-ja me të gjitha “projektet e tyre të mëdha” të përfundojnë si kanali i Haraqinës.” përfundon Aliu. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button