Naser Aliji nga Baseli te Vaduz

Futbollisti kumanovar Naser Aliji, i cili kohë më parë la kombëtaren e Zvicrës për atë të Shqipërisë, ka ndërruar skuadrën.

Aliji i cili me Baselin ishte vite të gjata së bashku, ka arritur që të kalojë në skuadrën e Vaduz. Kalimi i Alijit për në Vaduz është arritur dhe tani më këtë e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e klubit të Basel shkruan ‘Blick’.

“Aliji pritet të udhëtojë sot në 13:20 nga përgatitjet e Baselit në Marbella për në Zvicër, ndërsa neseër në ora 11:00 pritet të nënshkruaj me Vaduzin. Pas Adam Traores, Aliji është lojtari i dytë që largohet nga Baseli”, shkruan ‘Blick.ch’.

Lajme të ngjashme

Back to top button