Ekzekutohen dy të dënuar në SHBA

Dy ekzekutime janë kryer në Shtetet e Bashkuara gjatë ditës së enjte.

Charles Frederick Warner, i dënuar për vrasjen e një fëmije në vitin 1997, është ekzekutuar në Oklahoma, dënimi i parë me vdekje në këtë shtet që nga dështimi i një injeksioni vdekjeprurës në prill të vitit të kaluar.

Warner ishte planifikuar për t’u ekzekutuar prillin e vitit të kaluar, por, pas dështimit të injeksionit tek një i dënuar tjetër, ekzekutimi i tij ishte shtyrë.

Në Florida ndërkaq është ekzekutuar Johnny Shane Kormondy, i cili kishte udhëhequr një grup që kishte hyrë në shtëpinë e një bankieri në Pensacola në vitin 1993, duke lënë të vdekur bankierin dhe dhunuar gruan e tij.

Dy bashkëpunëtorët e Kormondyt janë të dënuar me burgime të përjetshme në SHBA.

SHBA dhe Japonia janë të vetmet demokraci të mëdha që përdorin dënimin me vdekje. /REL/

Lajme të ngjashme

Back to top button