Mourinho: Do ta fitojmë Premier Leaguen

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho është i bindur se skuadra e tij ka të gjitha kapacitetet e duhura për të fituar titullin e Kampionatit Anglez gjatë këtij sezoni.

“Kur Arsene Wenger ka thënë se këtu janë gjashtë kandidat për të fituar titullin, atëherë unë pajtohem me të. Ne nuk shohim ndonjë skuadër e cila mund të shkatërrojë garën me 95 ose 100 pikë për të fituar titullin. Kjo është një gjë e mirë për garën”.

“Unë jam i bindur se ne do ta fitojmë këtë titull. Ne fillojmë me zero pikë, ne do shkojmë ndeshje pas ndeshje, kemi skuadër të mirë: Me disa talent, të cilët ende nuk kanë luajtur në Premier League”.

“Ky klub hap pas hapi do të bëhet më i mirë. Ne do të bëjmë më pak gabime dhe do të jemi më shumë solid”, tha Mourinho.

Lajme të ngjashme

Back to top button