Pajtohen Tuna e Duffy (Foto)

Janë në majë të karrierës së tyre. Dafina Zeqiri dhe Tuna, dy emrat e njohur të estradës sonë, kohë më parë erdhën te publiku me një bashkëpunim i cili u mirëprit dhe u dëgjua për një kohë të gjatë.

Por menjëherë pas këtij bashkëpunimi, filluan të komentohen për raporte të tensionuara mes vete. Ndonëse asnjëra nuk ka deklaruar nëpër media për armiqësi mes vete, dihet publikisht që Tuna dhe Dafina nuk kanë qenë edhe aq shoqe të mira për një kohë të gjatë.

Por si duket këto ditë dy këngëtaret i janë kthyer shoqërisë dhe po vazhdojnë të rrinë bashkë.

Kjo sipas një fotoje që Tuna e ka postuar në faqen e saj zyrtare në Facebook, ku dy bukuroshet duken shumë të afërta, gjë kjo që i ka gëzuar shumë fansat e tyre të cilët në numër të madh kanë shprehur ngazëllimin e pajtimit të tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button