Komuna e Kërçovës do të ndryshojë statutin

Komisioni për statut dhe norma juridike në Komunën e Kërçovës realizoi një debat publik për dhënien e propozimeve për ndryshime të mundshme në projekt statutin e komunës. Kjo ishte faza e parë e këtij procesi kurse gjatë fazës së dytë i njëjti projekt, pas shqyrtimit, pritet që të miratohet.

Kryetarja e Komisionit për statut dhe norma juridike në Komunën e Kërçovës, Ardita Dani, tha që të gjithë ndryshimet do të kryhen në harmoni me ligjin për vetëqeverisje lokale.

“Debati ishte publik dhe ne pranuam ide dhe propozime edhe nga shoqëria civile dhe bashkësitë e ndryshme lokale. Të njëjtat do të kihen parasysh dhe do të shqyrtohen. Komuna e Kërçovës premton bashkëpunim të ndërsjellët me të gjithë ato që parashtrojnë kërkesa të ndryshme deri në këtë institucion.” – tha Dani.

Në këtë debat u inkuadruan përfaqësues të bashkësisë lokale të “Balla Mëhallës” në qytetin e Kërçovës e cila ndodhet mes dy pazareve dhe gjatë ditëve të shtuna banorët e saj kanë trafik pothuajse të bllokuar. Ato u paraqitën te komuna  me kërkesën që më në fund t’i gjendet një zgjidhje këtij problemi.

Gjithashtu kryetarja e Shoqatës së gruas shqiptare, Mebije Nexhipi, kërkoi bashkëpunim më të afërt të këtij institucioni me këtë shoqatë sepse siç theksoi ajo, deri tani, asnjë projekt i tyre nuk është pranuar nga udhëheqësit e mëparshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button