Dehari priti përfaqësuesit dhe fëmijët e festivalit ndërkombëtar

Komunën e Kërçovës sot e vizituan përfaqësues të festivalit ndërkombëtar të fëmijëve me pjesëmarrës nga vendi dhe rajoni.

Ky takim u realizua nga kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari dhe përfaqësues nga Serbia, Bosnja dhe Maqedonia. Nikoqirë të ngjarjes janë Shoqëritë Kulturore Artistike të Kërçovës “Jusuf Albani” dhe “Mlladost”.

Me këtë rast Dehari tha: “Është kënaqësi që vazhdojmë të realizojmë manifestime të këtilla me karakter ndërkombëtar dhe multietnik. Ne si komunë mbështesim të gjithë projektet që reflektojnë në frymën e bashkëjetesës etnike dhe fetare. Shpresoj që në të ardhmen këto festival të marrin karakter më gjithëpërfshirës dhe të inkuadrohen edhe turqit, romët etj., që sa më shumë ta begatojnë atë dhe të rrisin vlerat tona kulturore, historike dhe të kenë një perspektivë në të ardhmen.” – shtoi Dehari.

Festivali është realizuar për disa ditë me radhë dhe pjesëmarrës kanë qenë disa Shoqëri Kulturore Artistike nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Bosnja dhe Maqedonia.

Lajme të ngjashme

Back to top button