Ancelotti u shpall “Trajneri i Vitit 2014”

Carlo Ancelotti është shpallur “Trajneri i Vitit 2014” në ceremoninë Globe Soccer Awards.

Italiani, po përmbyll një vit me shumë sukses, ku në vitin e parë në Spanjë, drejtoi Realin në suksesin e madh në Ligën e Kampionëve, ku fituan titullin e dhjetë në garën e madhe evropiane.

Ancelotti në garë për çmimin e “Trajneri i Vitit 2014”, mposhti Joachim Lowin e Gjermanisë, Pep Guardiolën e Bayern Munchen dhe Antonio Conte, që fitoi Serinë A me Juventusin.

Lajme të ngjashme

Back to top button