Çani: Rama ma lypi në sy të të gjithëve, por kot e ka

Darka e famshme e kryeministrit Rama me gazetarët zgjoi jo pak kuriozitet për mediat. Kjo për faktin se shumë prej atyre që ishin të ftuar në darkë ishin shprehur më herët kundër qeverisjes së tij, apo dhe rreth Edi Ramës si individ.

Një prej këtyre zërave kritik ishte dhe Arian Çani, moderatori i ‘Zonë e lirë’. Dihet se prej vitesh Çani është shndërruar një ndër njerëzit që më së shumti sulmon Ramën publikisht. Ndaj

Prania e Arian Çanit në darkën e shtruar nga kryeministri Edi Rama habiti shumëkënd. Megjithatë kjo nuk ishte surpriza e vetme e darkës së famshme e kryeministrit Rama me gazetarët

Vetë kreu i qeverisë e përmendi në fjalën e tij gazetarin e mirënjohur, e nga ana tjetër Çani regjistronte fjalimin.

‘Qershia mbi tortë’ e mbrëmjes ishte dhe momenti i trokitjeve të gotave nga të dy dhe urimi që shkëmbyen mes njëri-tjetrit. Rrjetet sociale dhe mediat nxituan të flisnin për një pajtim mes Çanit dhe Ramës, duke theksuar se gjithçka ishte lënë pas tashmë. I kontaktuar nga “Bluetooth”, Arian Çani tregon për atë çfarë ndodhi realisht atë mbrëmje në Pallatin e Brigadave. Sipas moderatorit pajtimi me kreun e qeverisë do të ketë një kosto mjaft të lartë dhe se gjërat nuk ishin aq të thjeshta sa dukeshin.

Sipas tij e gjithë shfaqja ishte një hipokrizi nga ana e të dyve. “Pajtuar? Unë me Ramën? Jo!!! Nuk është kaq e lehtë, pasi prej kohësh ai është duke mëkatuar me njerëz të degjeneruar dhe gjobaxhinj të rëndomtë që punojnë nëpër media. Pajtimi im me të ka kosto të lartë. Ishte thjesht një trokitje gote në një darkë ku kishte ftuar gjithë dynjanë përfshi dhe mua. Thjesht trokitëm gotat dhe i thamë me hipokrizi njëri-tjetrit Gëzuar Festat!. Atë mbrëmje në Pallatin e Zogut, Rama kryeministër mendoi se i thumboi të ftuarit e tij. Kur foli për mua, ai foli për diametrin tim. Shumëkush nuk e kuptoi. Pyetja që do ti bëja po të më vinte në studio, do të ishte: Për diametrin e kujt organi e kishit fjalën o Edi? Deri sa kjo pyetje të marrë një përgjigje nga i zoti, unë e konsideroj si një lypje. Thjesht kryeministri Edi Rama ma lypi mua ‘live’ në sy të të gjithëve. Por kot e ka. Rama nuk është tipi im! Ka mbyllur kështu prononcimin e tij moderatori karizmatik. /Bluetooth/

Lajme të ngjashme

Back to top button