Messi i afrohet edhe një rekordi të madh

Lionel Messi shpej mund të jetë bartës edhe i rekordit më të madh në histori të futbollit. Superylli argjentinas ka para vetes misionin për të qenë golashënuesi më i mirë në të gjitha kampionatet evropiane.
Messi pak javë më u parë u bë golashënuesi më i mirë në histori të La Ligas, ndërsa tani do ti sifdoi të gjitha kampionatet më të fortë në Evropë.

Messit i duhen vetëm edhe 3 gola për të kaluar rekordin e Premierligës që e mmbanë Alan Shearer. Silvio Piola e mbanë rekordin e futbollit italian me 274 gola, ndërsa Messi ka 257 gola, që do të thotë se edhe Italia nuk do të jetë problem për Messin.

Rekordin e ligës franceze Messi veq e ka kaluar pasi që Lacombe e mbanë rekordin me 255 gola, ndërsa Messi ka 257 tani. Kampionatin holandez, turk, belg, kroat skocez dhe rus Messi e ka kaluar që një kohë.
Dy ambicie pak më të vështira por shumë të arritshme janë edhe dy kampionate, ai i Portugalisë dhe Gjermanisë. Eusbeio mbanë rekordin në Portugali me 319 gola, ndërsa në Gjermani, Gerd Mueller me 310 gola.
Statistikat e Messit po lidhen fort me një thënie të Pep Guardiolës.

“Do të vije shpejt një ditë që Messi do të marrë të gjitha rekordet e botës. Nuk ka për të asgjë të pakalueshme, krejt varet a e ka ai atë synim” kishte thënë Guardiola.

Lajme të ngjashme

Back to top button