LSDM-ja akuzon: fëmijët vdesin nga varfëria, reagon VMRO-ja

Para tre ditëve në Klinikën për fëmijë ka vdekur një fëmijë dy vjeçar, i uritur dhe i ftohur i cili ka ndërruar jetë në duart e mjekëve të cilët nuk arritën që ta shpëtojnë. Këtë rast e bëri të njohur kryetarja e komisionit për punë dhe politik sociale, pranë LSDM-së, Milla Carovska.

Ajo tha se fëmijët janë bërë viktima të sistemit i cili ka për detyrë që të kujdeset për ta dhe t’I mbrojë nga çfarëdo keqpërdorimi.

VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj deklaratës së Carovskës duke akuzuar atë se nëpërmjet tragjedive individuale dhe familjare mundohen që të bëjnë teren për luftë politike. Në komunikatë VMRO thotë se partia qeverisëse që nga viti 2006 vazhdimisht ka udhëhequr politik sociale për të gjithë duke rritur edhe të ardhurat për familjet sociale.

Lajme të ngjashme

Back to top button