Nuk ka lokacion te ri për shkollën e fshatit Sellcë

Projekti paraprak, i nisur 14 vjet më parë për ndërtimin e shkollës në fshatin Sellcë të Tetovës  ka mbetur në fazën e karabinasë, për shkak të rrëshqitjes së dheut, ndërsa kompania që ka kryer punimet nuk e kishte marrë parasysh një gjë të tillë. Çështja tashmë për bllokuar edhe për shkak të procedurës hetimore nga ana e Prokurorisë. Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi, i pyetur për projektin konkret është amnistuar duke thënë se puna e dikasterit të ri, është përfunduar, transmeton Alsat.

“Jemi në komunikim me komunën e Tetovës e cila do duhet ta gjej lokacionin dhe më kanë njoftuar se lokacioni është i caktuar dhe po ashtu do duhet të përgatisin projektet dhe dokumentacionin tjetër shtesë. Në momentin që kjo do jetë e gatshme, atëherë mund të themi se mund ta përkrahim projektin për ndërtimin e një shkolle të re në fshatin Sellcë. Për fat të keq shkolla e filluar para ca vitesh nuk mundë të vazhdoj të ndërtohet shkaku i mos respektimit të projektit dhe shkaku i mos kryerjes së analizave gjeo-mekanike të dheut”, tha Abdilaqim Ademi. Ministër i Arsimit.

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi nuk deklaroi qartë nëse lokacioni për ndërtimin e shkollës së fshatit Sellcë është gjetur vërtetë.

“Komuna e Tetovës me shpejtësi të madhe është duke i bërë kushtet e planifikimit duke pasur parasysh faktin që ajo zonë është jashtë rajonit ndërtimor dhe ne shumë shpejt do i përfundojmë kushtet e planifikimit dhe në bazë të asaj Ministria do mundet menjëherë të vazhdojë nëse e ka buxhetin për ta ecur projektin sa më shpejt”, deklaroi Teuta Arifi, Kryetare e komunës së Tetovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button