Artistët ndihmojnë personat me nevoja të veçanta në Tetovë

Qendra ditore e  personave me nevoja të veçanta do të ketë kushte më të mira falë nismës së një grupi artistësh tetovar  dhe donacioneve të  biznesmenëve. Mbrëmja humanitare u realizua në ambientet e restorantit “Delfin” me organizatorët dhe afaristët tetovarë që iu përgjigjën pozitivisht kësaj nisme. Objekti i kësaj qendre është i vjetër dhe kushtet për qëndrim ditor  nuk janë të mira. Problemi janë dyert dhe dritaret  që janë të dëmtuara e të vjetërsuara dhe nuk sigurojnë ngrohje të mjaftueshme.

Shkëlzen Pajaziti , kryetar  i Shoqatës për kulturë “ARTAL”  theksoi se ky aksion është një vepër fisnike, baza e një kulture është humanizmi dhe Tetova ka humanizëm. Ai përmendi se kjo shoqatë brenda dy viteve ka realizuar mbi 22 projekte kulturore duke sjellur në Tetovë emrat më të njohur të kulturës muzikore shqiptare.

Bexhet Kamberi, drejtues i Qendrës ditore për personat me nevoja të veçanta, falenderoi grupin e artistëve të rinj dhe donatorët tetovar që do të mundësojnë që fëmijët e kësaj qendre të kenë kushte më të mira dhe të ndihen më të lumtur.
“Kjo qendër është hapur në qershor të viti 2002, të regjistruar tani aktiv janë mbi 22 fëmijë, për të cilët sigurohet qëndrim ditor, ushqim dhe transport  në përkujdesje të një punëtori social, një defektologë dhe 4 infermiere” -theksoi Kamberi.

IMG_27122014_161654

Liveta Arsllani, bëri të ditur se nga ky aksion i organizuar në një kohë të shkurtë dhe në këtë mbrëmje janë mbledhur 1793 euro.

Fotografia flet më shumë se një mijë fjalë, aty  flisnin insertet filmike të xhiruara në Qendrën ditore në Tetovë, nëpërmjet filmit dokumentar “Ndihmo”, të përgatitur nga Besir Arsllani, kamerë dhe montazhë në regji të Bukurie Jakupit.

Mbrëmja humanitare ishte e ilustruar edhe më tinguj muzikorë  me zërin e Eltia Ziberit e përcjellë në kitarë nga Faton Stafai. Për donatorët u ndanë edhe mirënjohje në shenjë falënderimi për pjesëmarrje në këtë aksion humanitar. Këtij aksioni iu bashkëngjitën edhe disa donatorë privat. Obligim i jonë i përgjithshëm është që të shtrijmë dorën e ndihmës dhe këta persona mos të ndihen të vetmuar e të ndarë, por të ndjehen si pjesëtar të barabartë të shoqërisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button