Shqiptarët dhe turqit të entuziazmuar nga vizita e kryeministrit Davutoglu

Kryeministri turk gjatë qëndrimit në Maqedoni është pritur në mënyrë solemne nga shqiptarë dhe turq në Çarshinë e vjetër të Shkupit. Qytetarët e besimit mysliman që kishin dal për ta përshëndetur mysafirin e lartë nga Turqia patën rastin që së bashku të falën në xhaminë e “Murat Pashës”, në Shkup

Davutoglu u shpreh se:  “Problemet tuaja janë problemet tona. Nëse në këmbën tuaj ngulet një gjemb në shpirtin tonë ngulet një thikë. Nëse këtu lëviz një guralec i vetëm duke rënë poshtë nga xhamitë kujtim të paraardhësve, në botën tonë do të ishte një tërmet i madh. Një gjë duhet të dini që çdo kush prej jush ka ndoshta detyrën më të madhe dhe të shenjtë të jetojë dhe të përjetojë traditat, fenë tuaj në mënyrë të ndershme dhe në paqe, dhe është nën garancinë tonë. Qeveria e Republikës së Turqisë kurrë nuk ju ka lënë vetëm ju”.

Davutoglu duke u shprehur se asnjëherë nuk është larguar nga Shkupi pa u përshëndetur me turqit të cilët jetojnë aty tha se “Edhe pse kohën e kam të pakët në këtë vizitë zyrtare nuk doja të largohesha pa u përshëndetur me ju”.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button