Bugajski: SHBA­ja dhe BE­ja t’i bëjnë presion Greqisë që të zgjidhet emri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian nuk guxojnë të lejojnë të vazhdojë kontesti me emrin dhe Maqedonia gjatë muajve të ardhshëm duhet të pranohet te anëtaret e NATO­s dhe më pas në BE, vlerëson eksperti amerikan Janush Bugajski I Qendrës për analiza politike në Uashington. Sipas tij, nëse Greqia nuk e respekton të drejtën ndërkombëtare duhet të përjashtohet nga anëtarësimi në NATO dhe BE.

“Mendoj se ky kontest po stërzgjatet. Duhet ne, SHBA­ja dhe Bashkimi Evropian, t’u shpjegojmë grekëve se thjeshtë është shumë vonë ky kontest të vazhdojë dhe duhet të zgjidhet. Nëse për këtë gjë nevojitet të bëhet presion, atëherë mirë. Personalisht mendoj se evropianët kanë mundur ta kushtëzojnë Greqinë që ta zgjidh kontestin dhe t’i zgjidh marrëdhëniet me fqinjët në veçanti me Maqedoninë, kur i miratuan ndihmë për krizën financiare. Por, nuk është vonë që një gjë e tillë të arrihet me presion të caktuar mbi Greqinë, madje edhe me përjashtimin e Greqisë prej disa organizatave nëse nuk dëshiron ta zgjidh kontestin dhe me përfshirjen më të madhe të Maqedonisë, fillimisht në NATO”, tha Bugajski në një deklaratë për Radio Televizionin e Maqedonisë.

Bugajski shton se Maqedonia është si “vend i ngrirë” për shkak të vetos greke për integrimet tona tëmëtejme. Ai sheh arsye më të gjera se pse kontesti për emrin duhet tejkaluar, veçanërisht tani në jehonën e krizës ukrainase.

“Lëvizja e Maqedonisë jashtë NATO­s dhe BE­së është e keqe për rajonin, prandaj ky kontest për emrin duhet të zgjidhet sa më parë që Maqedonia të marrë anëtarësim në dy organizatat. Maqedonia pa u pranuar në NATO dhe BE, gradualisht do të jetë nën ndikimin e Rusisë. Edhe atë jo vetëm Maqedonia por edhe disa fqinj të saj gjithashtu. Rusia është duke e përdorur përjashtiminnga NATO dhe kontestet midis fqinjëve që të ketë ndikim në rajon dhe një gjë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Atëherë Greqia do të jetë fajtore që i ka ndihmuar Putinit të krijojë pasiguri në Ballkan”, përfundon Bugajski, i cili me dekada është i angazhuar në kontestet ballkanike, si diplomat dhe ekspert amerikan.

Lajme të ngjashme

Back to top button