Janari mundë ta gjej Torresin në Madrid!

Rikthimi i Fernando Torresit në Atletico Madrid gjatë afatit kalimtar të janarit nuk është i pamundur. Këtë nuk e ka përjashtuar as presidenti i skuadrës nga Vicente Calderon, Enrique Cerezo

“Nënshkrimi i Torres nuk është i përfunduar, por, kjo nuk do të thotë se nuk do të ndodh. Ne kemi një ekip të madh, por ne mund të sjellim dikë deri në orën e fundit të tregut të transferimeve Ne do të luftojmë për La Liga, Ligën e Kampionëve dhe Copa del Rey në vitin 2015.”, tha Cerezo.

Torres po kalon momente të vështira te Milani. Ai ka realizuar vetëm një gol që prej huazimit nga Chelsea verën e kaluar. Forma e dobët e spanjollit ka gjasa t’i detyroj Rossonerët të heqin dorë nga ai, edhe pse ka marrëveshje huazimi për dy vite.

Lajme të ngjashme

Back to top button