Davutogllu: Në një samit të NATO-s deklarova: Unë jam nga Maqedonia!

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutogllu e ka lavdëruar faktin që kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski e ka vizituar shtetin turk menjëherë pas marrjes së detyrës si kryeministër.

“Edhe pas zgjedhjes time si kryeministër kjo është vizita ime e parë në rajonin e Ballkanit, ka thënë kryeministri Davutogllu, pas takimit me Gruevskin në Shkup.

Duke sqaruar më tej afërsinë që ndjen për vendin, Davutogllu ka treguar se në një takim në samitin e NATO-s në Çikago e filoi fjalimin duke thënë: Unë jam nga Maqedonia”.

Ndërkohë, Davutogllu ka deklaruar se Turqia e mbështet fuqishëm Maqedoninë në synimin për t’u bërë anëtare e NATO-s. “Askush si Turqia nuk e përkrah Maqedoninë në këtë rrugë. Që të kemi stabilitet në rajon, vendet e rajonit duhet që të jenë nën ombrellën e NATO-s”.

Ndërsa, Gruevski ka deklaruar se rritja e këmbimit tregtar me Turqinë në vlerë prej 1 miliard dollarëve është e mundur, por theksoi se kjo nuk varet nga kryeministrat dhe nga ministrat, por kjo çështje varet nga biznesmenët e të dyja vendeve.

“Në vitin 1999 kur unë isha ministër i ekonomisë, kërkova që me Turqinë të nënshkruajmë marrëveshje për tregëti të lirë, dhe pas negociatave që zgjatën 1 vit, marrëveshja u nënshkrua. Në atë kohë këmbimi tregtar mes dy vendeve ishte 50 milionë dollarë, ndërsa sot vlera është pothuajse dhjetëfish më e lartë”, ka thënë Gruevski.

Duke komentuar interesimin e madh të mediave, Davutogllu ka deklaruar se kjo ndodh për shkak se tema është për marrëdhëniet Turqi-Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button