Pushteti dëshiron të shtijë në dorë edhe portalet

Drejtuesi i Shoqatës së Gazetarëve, Naser Selmani, u përplas me drejtorin e Agjencinë për Shërbime Audio-Vizuale lidhur me pavarësinë dhe vetë-rregullimin e punës së tyre.

Selmani vuri në pikëpyetje politikën e pavarësisë së Trajçevskit, duke e gjykuar idenë e tij se edhe portalet në internet duhet të kenë një njëfarëlloj rregullimi.

“Për atë se sa njerëz janë të përfshirë politikisht, më lejoni t’ju kujtoj zoti Trajçevski, kohën kur ju mbanit konference për shtyp nga Shtabi i VMRO-së. Ne jemi kundër rregullimit portaleve të internetit. Ka mjaft ligje, le t’i zbatojnë ato ligje dhe do të ketë rregull”, tha Naser Selamani,  kryetari i SHGM-së.

Ndërkaq Trajçevski tha se duhet të qartësohet dilema çfarë nënkuptohet nën nocionin “rregullim i portaleve të internetit”

“Ka edhe një incizim audio, siç thashë në fillim, por me sa duket dikush dëshiron të lexojë fjalimet e shkruara. Pra, unë thashë, duhet të qartësohet dilema çfarë nënkuptohet nën nocionin “rregullim i portaleve të internetit”. Nuk jam për çfarëdo rregullimi të përmbajtjes, por të dihet kush është autori i tekstit “impresum” që është pronar i portalit”, deklaroi Zoran Trajçevski, Drejtor i Agjencisë për Shërbime Audio-Vizuale.

Për temën kryesore të debatit, “a duhet që gazetarët të vetë-vlerësohen kur ka vërejtje në tekstet e tyre”, kishte mendime të ndryshme. Disa besojnë se kjo është zgjidhja e vetme, ndërsa të tjerët shprehën dyshime se ajo mund të çojë në ndonjë rezultat.

Lajme të ngjashme

Back to top button