Maqedoni, në disa vende bie borë

Të reshura të dobëta të borës filluan të bijnë në disa maje të maleve të Maqedonisë. Në Kodrën e Diellit bie borë po jo aq sat ë formojë një shtresë mbi tokë. Reshje të dobëta kanë rënë edhe në Mavrovë, por edhe aty pamja nuk ngjason në stinën e dimrit.

Nga “Rrugët e Maqedonisë”  thonë se komunikacioni në të gjitha rrugët e shtetit është nën lagështi, por I kalueshëm. Mjegull me shikueshmëri deri në 50 metra është paraqitur në rrugët Veles, Katllanovë, Strazhë dhe Prilep –Krushevë.

Vozitësit sugjerohen që të kenë kujdes në shpejtësinë si dhe në mënyrën e drejtimit të makinave të tyre.

 

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button