Dy evakuime të qytetarëve të bllokuar në Galiçicë

Shërbimi zjarrfikës nga Ohri dhe Kryqi i Kuq-Ohër në rrjetet sociale informuan se dy herë kanë pasur evakuim të qytetarëve me automjete të bllokuara gjatë vizitës në Galiçicë gjatë ditës së djeshme, njofton Portalb.

Reshjet e borës nëpër male kanë shkaktuar probleme gjatë vizitave nëpër male.

“Për fat të keq, as apelet, as sinjalizimi në komunikacion, nuk janë të mjaftueshme për disa qytetarë të tanë, të cilët me këmbëngulje përpiqen të veprojnë në kundërshtim me rregullat, dispozitat, mendjen dhe logjikën”, thuhet në apel.

Nga atje i bëjnë thirrje Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore që të lejojë vendosje të barrierave fizike-rampave, në ato vende ku sipas sinjalistikës në komunikacion, qarkullimi është i ndaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button