“Stema e Maqedonisë është simptoma e gjendjes së shqiptarëve në këtë shtet”
Thërmia elementesh të princave shqiptarë që përdornin luanin si simbol, nuk mund të mblidhet dhe përgjithësohet dhe as të zëvendësojë simbolin e vetëm identitar që është shqiponja, konstatuan historian dhe studiues në debatin të sotëm për stemën e re që u mbajt në Çarshinë e Vjetër të Shkupit të organizuar nga Qendra për Demokraci dhe Zhvillim.
Pjesëmarrësit e debatit karakterizuan stemën e re si një simbol shpërfillës ndaj çdo elementi shqiptar duke u ndihmuar edhe nga injoranca e partive shqiptare që mundohen të përligjin tendencën VMRO-DPMNE-së, për të imponuar simbolet e kontestuara historike si pjesë të emblemës shtetërore.
Historiani Nebi Dervishi, sqaroi se luani si simbol është përdorur vetëm nga disa familje të pasura, që përbënë një element shumë të lokalizuar në dekorin e simboleve shqiptare. Dervishi sqaron se luani nuk simbolizon shqiptaret, por shqiponja.
“Stema e propozuar kërkon pune serioze qe te përfaqësojë përbërjen strukturore të Maqedonisë. Edhe më herët donin ta ndryshonin stemën, por Luani nuk përfaqëson shqiptaret madje as maqedonasit, ai është simbol i Bullgarisë. Stema që propozon qeveria nuk përmban asnjë element shqiptar, Luani është i huaj”, thotë Dervishi.
Glauk Konjufca, thotë se Maqedonia ka tendencë që të ndërtojë shtet vetëm për maqedonasit, duke shpërfillur shqiptarët. Kjo sipas tij shihet edhe në zhvillimin e pabarabartë ekonomik ku rajonet shqiptare paraqiten si më të varfëra.
“Shqiptarët janë të diskriminuar në të gjitha sferat dhe kjo është arsyeja e konfliktit të vitit 2001, pas kësaj duhet të ndryshojë edhe politika. Konceptimi për shqiptarët ka bazën ideologjike. Akademia Maqedonase e Shkencës dhe e Arteve e dëshmoi këtë duke i trajtuar shqiptarët si njerëz të malit”, tha Konjufca.
Për të stema e re e propozuar është simptoma e gjendjes së shqiptarëve në Maqedoni.
“A është luani a ariu nuk ka rëndësi, por është forma se si një shtet e përfaqëson stema duke përjashtuar shqiptarët. Kritikoj partinë ne pushtet ndaj reagimit të stemës si në tregimin “Dhelpra dhe Rushi”, kështu vepron partia në pushtet se nuk mundet ta refuzojë stemën dhe thotë se është shqiptare. Duhet të ngulin këmbë dhe të thonë që shqiptarët janë popull përbërës dhe pjesë të shtetit, duhet të kritikoj partinë më pushtet që nuk bëjnë asgjë”, tha Konjufca.
Konjufca u përgjigj në pyetjen e shtruar që i vë qytetarët para kureshtjes se pse këto pazare nuk bëhen transparente? Konjufca u përgjigj: “Ndryshimi i stemës bëhet me konkurs. Qytetarët kanë të drejt ta dinë këtë. Kjo nuk është pazar, se nuk ka negociues, kjo është nënshtrim se pajtohesh me ata që nuk të pyesin”.
Ndërkohë, edhe historianët Ramiz Abdyli, Qerim Dalipi e Nuri Bexheti reaguan kundër pamjes së stemës së propozuar dhe pretendimeve se ajo përmban elemente shqiptare. Përmes një reagimi me shkrim ata thonë se luani në stemën e ndonjë princi shqiptar të mesjetës, apo qyteti të Shqipërisë, ka karakter lokal-krahinor dhe si i tillë nuk mund t’u shërbehet shqiptarëve si simbol kombëtar
Publicisti Kim Mehmeti duke iu referuar projektit të “Shkupi 2014” dhe shumë ngjarjeve të tjera, tha se pala maqedonase kuptoi që shqiptarët janë pronë e partive politike dhe VMRO-së si pronarë i shtetit që urdhëron kryetarët e BDI-së dhe PDSH-së që të pranojnë stemën. Sipas tij, ata si injorantë e pranojnë madje thonë se është simbol shqiptarë. /Portalb
Stema e re me konsesus, ose
DHJETOR 9, 2014
Huazuar nga Shqip Media etj. si kontribut për diskutim publik shkencor-gazetaresk-publicistik, me rekomandim të (ri)botimit-(ri)publikimit në të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike shqiptare dhe botërore në rubrikat standarte, duke i tranformuar nga komentet-ARTIKUJ, pasi hakerat mafiozë shtetërorë sllavo-m. etj., ende i sulmjonë dhe gëllabërojnë me gjithë e-mail-a (sic?!)
Shkruan: Sali Ramadani
Pasi u publikua debati “demokratik”, le të diskutohet në mënyrë tranparante, bile sa më shpejt, sepse jemi vonuar me dekada pas shembjes së sistemit monist-komunist dhe diktatorial e aktual, poashtu në mënyrë thjeshtë demokratike, qoftë me artikuj në të gjitha mediat elektronike dhe të shkruara, qoftë edhe me sfidën e njohur qe vite me radhë, për shkak të sulmeve të hakerëve mafiozë të 33 shteteve, ndër të cilat dhe ekskluzivisht të FYROM-it-Shkup, po i qasemi në baza të shëndosha fundamentale shkencore multidimensionale dhe multidiciplinare të niveleve më kulminante, sado që në fillim do të duket, për diletantët, xhahilat, injorantët, të korruptuarit, karrieristët, kulltugovagët, hajnat e pa skrupulltë, shovenistët, anishqiptarët, racistët, por edhe puthadorët shqiptaruca, sidhe rëndomë, në fillim e pa pranueshme, absurde, fantastike, utopike…, më vonë:”Mirë e paska pasur!” “Ku e ka ditur!” “Qenka vizionar!” “Shikon vite, dekada dhe shekuj përpara!…)” , kësaj radhe, në mënyrën më koncize se kurrë, propozojmë , në mënyrën më demokratike dhe për të mirën e të gjithë qytetarëve dhe të opinionit ndërkombëtar, STEMËN E PËRBASHKËT DHE TË PRANUESHME ME KONSENSUS TË PLOTË, duke i kombinuar, si vijon:
1. Heshta dhe Mbruroja e Filipit dhe Lekës së Madh, mbi Kalin Historik për të gjithë;
2.Kali, Shpata dhe Mburoja e Skënderbeut e Civilizimit Europian, ngjitur me Shqiponjën Kuq e Zi:
3. Diploma e Çmimit Nobel për Paqje dhe Lutjen karakteristike të Nënës Tereze me Ungjilin:
4. Kallashi Karakteristik i Adem Jasharit;
5. Origjinali i Flamurit Kombëtar Shqiptar mbi Mikrofonat e Foltores së Parlamentit.
Mirëpo, më në fund, nëse nuk kombinohet për shkaqe të ndërlikuara fizike, si një koglomerat rrethanash të komplikuara, ose nuk gjendet konsensus i tillë ose i ngjajshëm, qoftë 1-5 elemente, ca sish, ose edhe vetëm njëri, vendoshmëria e pa kompromis e shqiptarëve do të jetë vetëm:
SHQIPONJA E ZEZË DYKRENARE E MBUROJËS SHQIPTARE, dhe, KURSESI NDRYSHE!
Në rastin e kundërt, mbi Majën e Kalasë së Shkupit, mbi Majën e Ujmirit, mbi mikrofonat e Foltores dhe Kulmin e Godinës së Parlamentit, heret ose më vonë, do të valvitet dhe ngulitet, kjo STEMË me këto pesë simbole të përbashkëta, duke u improvizuar në këto hapësira dhe reprizuar sërish Brenda në Sallë, por edhe në Kulmin e TIJ, qoftë nga akteri i njëjtë, po të ketë fuqi dhe mjete të ngjitet në majat e tyre kulminante!
Njëkohësisht, rekomandohet, që, konform shkrimeve të gazetës “Illyria” të Nju Jorkut” të 28/11/2004:”Gëzuar 28 Nëntorin –Ditën e Flamurit-Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë”; INA-online të 23/11.2014:”Festa e Flamurit 28 Nëntori në Çikago”; Tetova Sot” të 28/11.20014: ”Festa e Flamurit festohet në të gjitha Trojet Shqiptare”, etj.etj., duke përfshirë edhe 5-6 komente-ARTIKUJ të koautorëve të Kabinetit, K.Informativ-K. të Këshilltarëve të nënshkruar, të transmetohet dhe transferohet, (ri)botohet-(ri)publikohet, si plotësime dhe deri në nivele shkencore-publicistike-gazetareske, me titujt:”Mrekullia e teksteve për Flamurin, ribotime në 50-100 media…”, “Pasi nuk arritën 5 tekste për Flamurin në Shkup…”, “(Ri)botimi-(ri)publikimi si artikull, në vend në komente-ARTIKUJ”, “Kush e pati më vështirë me Flamurin?!”(Skënderbeu, I.Qemali, Isë B., ose Deputeti Kërçovar?!), “17 vjetori i Flamurit në Shkup”, “Flamuri Shqiptar mbi mikrofonat e Foltores (së Parlamentit të FYROM-it-Shkup)”, “Shpalosja dhe mbrojtja me rrezik jete të Flamurit në Shkup”, KY ARTIKULL UNIKAT, PROGRAMATIK DHE PRAGMATIK, ilustruar edhe me tri fotot karakteristike, permanente dhe standarde, duhet distribuuar në dhjetra-qindra media të shkruara dhe elektronike, si psh. te INA-online si model më i plotë, me perfekte teknike, në rubrikën më afatgjatë, sikurse edhe në dhjetra-qindra të tjera respektive, krahas 3-10-100 teksteve logjistike, permanente ose të kohëpaskohshme, si emergjente, ndihmëse, plotësuese dhe sqaruese për të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare dhe botërore.
Për të iu vënë qëndrimeve ugurzeza të “Qeverisë” antishqiptare, në vend të vëllimeve me shkrime të shumta, mund të sublimohen në ca më karakteristike për principet e historiografise shqiptare dhe botërore, sepse, “Istoria est mater studiorum”, apo “Istoria mater studiorum est” (Historia është mësuesja e jetës)“, siç do të thonin romakët e vjetër në gjuhën latine, përkthyer në dy variente strukturore sintaktike gramatikore, si emergjencë, përkrahje, me parimet e dekoracioneve estetike-artistike, një konglomerat multidiciplinar shkencor, se si duhet hulumtuar ato të heraldikës, si pjesë e saj e historisë nga aspekti i objektivtetit shkencor, në baza të shëndosha, etike, filozofike, politologjike dhe inkorporimin e qëndrueshëm të akteve pozitive juridike kombëtare dhe ndërkombëtare e jo falsifiikime, megalomane, paranoike dhe shkizofrenike, prepotanca aventuriere, që simbolet shtetërore të jenë të qëndrueshme dhe të kapshme për të gjitha elementet relevante me substancë etnike të justifikueshme dhe të kapshme e gjithëpërfshirëse për të gjitha komponentet kruciale e jo të përdoren metodat më të shëmtuara të mashtrimit, imponimit, dhunës, presionave dhe interesave të ngushta e të sëmura të faktorëve mjerana, sepse kjo do të iu kthehet si boomerang i pa shmangshëm sui generis.
Shqiptarët, edhepse mund të bisedohet, debatohet dhe shqyrtohet nga të gjitha aspektet e pranueshme, por duke mos devijuar nga çështjet e qenësishme të njohura objektivisht dhe taksativisht, duke u përqëndruar në thelbin e vetëdijes kombëtare.
Shqiptarët kursesi nuk mund të devijojnë nga globalja e simboleve të verifikuara me shekuj, siç është Shqiponja e zezë dykrenare dhe përkrenarja e Skënderbeut, ndërsa për nyansa dhe plotësime mund të përceptohet, për të vendosur ne vetë për fatin tonë, ndërsa të tjerët, poashtu për pjesën e hises së tyre e jo të hazuara.
Shqiptarët nuk e meritojnë të kenë si simbole të tyre lepurin, dhelprën, ujkun a ulkojën, por as edhe tigrin etj., ndërsa luani mund të mbetet si dikutabile për dikend, ndërsa shqiptarët i kanë simbolet e tyre të verifikuara me shekuj dhe nuk e ndërtojnë boshtin e tyre të kurrizit në ditët tona!
Duke veçuar, se:”…nuk mund të etnizohen edhe simbolet shtetërore”, se “Luani nuk është simbol etnik i shqiptarëve”, se nuk mund të anashkalohet “Përkrenarja e Skënderbeu”, se nuk mund të shkilet mbi “sovranitetin dhe integritetin” e vendit, se simbolet nuk mund të jenë partiak, por vetëm shtetëror, sepse “nuk e reflekton realitetin multietnik”, sepse stema e M. është “tallje dhe nënçmim për shqiptarët”, se…
Çdo devijim nga e drejta elementare e shqiptarëve, do të vjen ndesh me realitetin objektiv, me të drejtën historike dhe juridike dhe në të kundërtën do të ketë pasoja të pa parashikueshme dhe patastrofike për jetë të jetëve!
Në të kundërtën, mund të reprizohet simboli historik i Flamurit Kombëtar Shqiptar, i Flamurit të Skënderbeut (më 28.11.1443-Krujë), i Flamurit të njëjtë të Ismail Qemalit (më 28.Nëntor 1912-Vlorë) dhe i Flamurit të njëjtë të Deputetit të Popullit Shqiptar (më 08.07.1997-Shkup), pra edhe për S T E M Ë N, sepse, dihet historikisht dhe publikisht parimi i pashlyeshëm: “NJË Komb, NJË Gjuhë, NJË Shtet, NJË Atdhe”.
………………………………………………………………………………………………………………………………………………….
Df.Ak-Gjen.RIBASH SHQIPTA-KIMRIA
& Kabineti-K.Informativ-K.i Ekspertëve-K.i Këshilltarëve:
I.Saliu-H.Shabani-R.Abazi-I.Piashukku,
të ex(de facto) Deputetit…, Krijues universal: Poetit, b.shkencor, gazetar-publicist…
STEMËN DHE TË DREJTAT TJERA TË SHQIPTARËVE
(në FYROM-Shkup, i shpëton vetëm votimi i dyfishtë me sistemin e Badinterit-sic?!)
Me rastin e problemeve, të cilat i paraprijnë pasojave katastrofale për shpërbërjen e sistemit hegjemonist, monist-komunist të ish-Jugosllavisë titiste-rankoviçiste-millosheviqiane,ndihmesë të jashtëzakoshme për zgjidhjen e problemeve më kruciale të proceseve demokratike, pat dhënë aplikimi i sistemit të votimit me vendim të dyfishtë, me shumicë të kualifikuar, me 2/3 e miratimit të vendimeve të të gjitha organeve legjislative, ekzekutuese, gjyqësore dhe të gjithëmbarshme, të njohur dhe të popullarizuar si “Sistemi i Badinterit”, sipas “Babait” të këtij projekti madhështor të propozuar dhe imponuar në përmasa ballkanike, evropiane, por edhe botërore, të instaluar nga eksperti me famë ndërkombëtare, ish-ministri i drejtësisë, kryetar i Këshillit Kushtetues, të komisionit arbitrar, të ekspertit francez për ish-Jugosllavinë, Robert Badinterit.
Kjo metodë e nivelit më të lartë shkencor multidiciplinor, u paramendua në mënyrë të veçantë për mënjanimin e deformimeve ekstreme, sidomos në hapësirat e ish-Republikës Federative Maqedonase të Jugosllavisë, të imponuar me vend nga faktori ndërkombëtar, i njohur me shkurtesat si FYROM, siç e njeh edhe sot e kësaj dite shumica e shteteve, vendeve dhe popujve të botës.
Ky postullat i pashmangshëm u determinua si një condicio sine qua non, si një kusht i domosdoshëm dhe i pa tjetërsueshëm për evitimin e të gjitha elementeve devijante dhe diskriminuese në të gjitha sferat e jetës.
Kjo kërkesa imediate u kushtëzua në mënyrë të veçantë pas skenarit, të a.q. konflikt apo luftë e v. 2001 në FYROM, vetëm e vetëm për ta ndërprerë atë kontrahurë, në të cilën pësuan më së shumëti njerëzit e pafajshëm, në radhë të parë shqiptarët.
Teoretikisht, ky sistem me aprovime parimore ishte paraparë të instalohet për të gjitha çështjet më kruciale, vitale, relevante dhe të patjetërsaueshme, pa të cilat nuk mund të miratohej asnjë vendim demokratik, midis të cilave duhej t’i mbronte shqiptarët e pambrojtur, të diskriminuar, të anashkaluar, të hegjemonizur nga garniturat e udhëheqjeve më të larta.
Kjo mundësi, si pretekst, iu dha edhe “përfaqësuesve” të etnitetit më të madh shqiptar në këto hapësira, por, hiq ndonjë përjashtim dhe ajo tejet simbolik, sipërfaqësor, apo si farsë e elemenetve kukull, në jetën praktike, thuajse nuk u përfill fare.
Kjo ndodhi jo vetëm nga kepërdorimet, mashtrimet, korrupcioni, interesat e ngushta partiake, klanore, nepotiste etj., por edhe nga vetëdija e ulët, diletantizmi i kulluar dhe elementet destruktive në etapa të ndryshme të këtyre dekadave.
Kështu ndodhi në iks raste, kur edhe të “zgjedhurit e popullit” nuk e përdorën, ose edhe e keqpërdorën “Sistemin e Badinterit” në sfera të ndryshme të jetës, ndërsa në mënyrë të veçantë u reflektua me rastin e propozimit dhe ndryshimit të himnit dhe flamurit, sikurse edhe ca tentimeve të pasukseshme, si tani edhe të stemës së “re”, e cila, si “fillim” u imponua në mënyrë të paskrupullt, për të cilat si me shpejtësI rrufeje reaguan ekspertët shqiptarë dhe opinion më i gjerë, sepse kjo nuk mund të tolerohet kursesi!
Kështu, derisa elementi opozitar sllavo-m.reagon për interesat e veta partiake, ai shqiptar apo shqiptaruc për interesa edhe më të ngushta defetiste, të padies, injorancës, shërbimeve mafioze etj., të cilat nuk do të kalojnë pa pasoja të pa parashikueshme për të gjithë qytetarët.
Përveç tjerave, jo vetëm se nuk mund të aprovohet stema e imponuar, e huaj, pa elementet më qenësore shqiptare, siç është SHQIPONJA DYKRENARE, si simbol tradicional, mijëvjeçarë dhe i ngulitur në memorien gjithëkombëtare shqiptare, por, në afatin sa më të shkurtër të ndryshohet, krahas emrit, edhe himni dhe flamuri i imponuar dhe i padëshirueshëm hegjemonist, që edhe këtu të bllokohen të gjitha deformimet dhe proceset jodemoktike dhe antishqiptare në të gjitha nivelet dhe sferat e jetës.
Në rastin e kundërt, për pjesën shqiptare të hises kombëtare në mënyrë krejtësisht të barabartë dhe demokratike, duhet të organizohet referendum, që, shqiptarët, veçmas të votojnë në mënyrë plebishitare, sepse pasojat pritet të jenë të pasanueshme për jetë të jetës!
Nëse elementet antishqiptare dhe shqiptaruce edhe mëtej do të vepronin me kryeneqësi dhe arrogjancë, pashmangshëm do të dekompozohej “Qeveria”, ose do të kompremetohej fare faktori shqiptaruc, do të sensibilizohej populli shqiptar, edhe ashtu i mbushur me kupën deri në majë dhe do të bëhej pashmangshëm, bile edhe spontanisht Reformimi, Riorganizimi dhe Rreshtimi i drejtë i subjekteve (jo)politike shqiptare, për të cilat kemi sinjalizuar me dhjetra herë, në dhjetra media të shkruara dhe elektronike, të cilat duhet ta kryejnë me nder që të gjithë pjesën e detyrave të tyre kombëtare.
Me respekt,
Df. Ak-Gjen. RIBASH SHQIPTA-KIMRIA
…&Kabineti-K.Informativ-K. i Ekspertëve-K. i Këshilltarëve
Bashkë(-kryetarë)-autorë: I.Saliu-H..Shabani-R.Abazi-I.Piashukku,
të ex (de facto)Deputetit të Popullit Shqiptar (…1994-1998…), ex (d.f.)KP-President Republike (1999, 2004), Ambasador i Federatës Botërore të Paqjes (2003…), de facto Prefekt i Kërçovës së Ribashkuar (1996-2013…); Krijues iniversal: Poet, b. shkencor, kritik teatri, gazetar-publicist, folklorist…