Stavreski: Nuk do të ketë prolongim për pagesë të kontributeve për honorarët

Ministri i Financave Zoran Stavreski deklaroi sot se nuk do të ketë prolongim të detyrimit për pagesë të kontributeve për honorarët, që duhet të fillojë nga fillimi i muajit të ardhshëm.

“Jo, nuk do të ketë prolongim. Nga ana e ministrit të Punës dhe Politikës Sociale është shpjeguar se cilat janë përfitimet nga masa dhe ajo do të fillojë nga 1 janari”, deklaroi Stavreski.

Nga ana tjetër edhe nëntë degë të sindikatave pranë Konfederatës së sindikatave të lira sot dhanë përkrahje për ndryshimet ligjore për sigurim të obligueshëm të honorarëve që do të fillojnë të zbatohen nga 1 janari. Sipas tyre, me këto ndryshime do të mbrohen të drejtat e punëtorit në pjesën e realizimit të të drejtës për sigurim shëndetësor dhe pensional.

“Në mënyrë shtesë honorarët ose ata të cilët kanë marrëveshje në vepër do të mund ta paguajnë stazhin ose t’i kryejnë vitet të cilat mungojnë për fitimin e kushteve për pension të pleqërisë. Para se gjithash, do të mbrohen punëtorët nga keqpërdorimi i rrogave nga vlera më e vogël, ndërsa të tjerët me marrëveshjen autoriale”, theksoi në konferencën për shtyp sekretari i përgjithshëm i KSL-së, Lube Stojkovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button