Profesorët dhe studentët e USHT-së kundër provimit shtetëror

Në përgjigje të paketës për reformat në arsim, profesorët dhe studentët e USHT-së, i thonë jo provimit shtetëror dhe disa ndryshimeve tjera në arsimin e lartë. Sipas tyre këto ndryshime jo vetëm që cenon autonominë e universiteteve por ul edhe kredibilitetin e profesorëve

“Psikologjia e ligjit, ana historike, anashkalim, pakujdesi, dhe vjedhje e historisë, sepse nuk është askund historia e UT-së e debatuar këtu. Po ashtu vullneti i qytetarëve, diskriminim kufizim dhe përfundim përdhunim i të drejtave të shqiptarëve prandaj ne dhe shumë të tjerë, jo vetëm këtij ligji por edhe shumë ligjeve të tjera zoti Ministër, u themi STOP”, u shpreh Bashkim Selmani, Profesor.

“Ju kërkoni prej universiteteve kritere akademike shkencore, sepse më shumë na dhemb institucioni jonë, dhe cilësi të mësimdhënies dhe cilësi të njohurive të dijes së studentëve dhe njohuri të mjaftueshme profesionale të atyre, por në anën tjetër, sa keni bë ju si Ministri dhe si Qeveri sa i keni ndihmuar këtij institucioni që vërtetë kërkoni kushte dhe kritere që i kërkoni sot dhe që i keni propozuar në arsimin e lartë”, u shpreh Mersim Maksuti dekan i Fakultetit Juridik.

Reagimeve të ashpra të profesorëve, Ministri Ademi iu përgjigj me kërkesën për të dhënë propozim/ndryshime, sa kohë që ligji është në fazën e përpilimit dhe ka mundësi ndërhyrjesh, transmeton Alsat.

“Unë sërish do e them; ne sot nuk duhet të udhëhiqemi nga ajo a jemi apo nuk jemi të diskriminuar, do diskriminohemi apo do e ndërpresim atë. Pres propozim konkret nëse propozimi ynë, që 5 universitetet më të mira do organizojnë ciklin e tretë nuk është i mirë, cili është i mirë ta dëgjoj konkretisht. Ku shkelet autonomia e universiteteve me provimin shtetëror nuk u pyeta, nuk dëgjova, çka nënkupton autonomia dhe a cenohet autonomia me këtë provim apo nuk cenohet, cenohet liria e studentëve, prandaj them më konkret”, tha Abdilaqim Ademi, Ministër i Arsimit.

Reagimit nuk iu munguan edhe studentët, të cilët kërkonin që provimi ekstern jo të modifikohet, por të hiqet krejtësisht.

Lajme të ngjashme

Back to top button