Rikonstruohet ndriçimi në Çarshinë e Vjetër

Investimi i radhës i Komunës së Çairit është dedikuar ndriçimit në Çarshinë e Vjetër. Ekipet e Komunës tanimë disa ditë po punojnë  në eliminimin e të gjitha defekteve dhe problemeve me ndriçim në Çarshinë e Vjetër si dhe zëvendësimin e poçeve të djegura me poçe të reja. Pritet që ky aksion të përfundojë deri në fund të kësaj jave.

Komuna e Çairit përveç rregullimit të ndriçimit publik, këto ditë në bashkëpunim me ndërmarrjen ”Higjiena Komunale” është pajisur me PET kontejnerë.

Kontejnerët në fjalë janë të njohur globalisht si të sigurt, të cilët janë të paraparë për mbeturina të përbëra nga materiale të reciklueshme të paketimit, siç janë shishet e plastikës, duke përfshirë ato për ujë, pije të buta dhe lëngje, të cilat mund të reciklohen.

Lajme të ngjashme

Back to top button